
10 fëmijë kërcimtarë të grupit “The Beat Killers”, kanë pushtuar sot studion e programit të mëngjesit me performancat e tyre.

Të ftuar në “Zgjohu me MCN”, ata performuan live duke sjellë magjinë e kërcimit hip-hop.
Disa nga fëmijët thanë se kanë fituar edhe disa çmime në disa konkurse.
Në fillim ishte i vështirë kërcimi, por me kohën u mësova, po bëj katër vite këtu dhe po kënaqem.
Unë jam 9 vjeç dhe jam gati gjashtë vite këtu, e kam filluar shumë e vogël.
Profesori sillet mire me na, na mëson.
Kemi fituar edhe çmimin e parë në World of Dance Greece.



