Suksesi i Albert Stanaj po shtohet dita ditës. Këngëtari po arrin majat në botën e muzikës. Krahas suksesit ai ka vendosur t’i bëjë një dhuratë vetes për të shijuar frytet e para të punës. Ndonëse i vogël, vetëm 23 vjeç, ai ka arritur të fitojë aq shumë gjatë karrierës së tij saqë ka mundur të blejë makinën e tij të parë, një “Porsche”.
Lajmin e bëri të ditur vetë Stanaj në një postim në rrjetin tij social “Instagram”. 23 vjeçari posoi një foto përmes së cilës ka treguar se ka blerë makinën e tij të parë.
“Unë nuk kam patur asnjë punë tjetër përveç këngës. Jam 23-vjeç dhe sapo kam blerë makinën time të parë…një Porsche!!! Dhe të gjithë paratë i bëra duke kënduar. Dua të falenderoj miqtë dhe familjen dhe ju jam të gjithë mirënjohës që më ndiqni në rrugën time dhe më ndihmuat ta arrij këtë. Zoti është shumë i mirë. Përherë mirënjohës. Faleminderit”, shkruan Stanaj krahas postimit të tij.



