
Dy gjurmë ADN-je janë gjetur në makinën që u përdor në sulmin ndaj Top Channel, ka bërë të ditur gazetari Arsen Rusta, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN tv.
Sipas Rustes, këto janë provat e vetme deri tani, të cilat Policia Shkencore synon ti çoj deri në gjurmët e autorëve.
Deri më sot, numri i të shoqëruarve ka arritur në 30 persona, në Shkodër, Lezhë, Laç, zxona e Nikles, Tiranë, Durrës e Elbasan, porse deri më tani nuk kemi ende persona në qeli.
Atë çka kemi mundur të sigurojë informacion, se kemi të bëjmë më dy gjurmë të mbledhur në bordin e automjetit, sepse nuk ka krim pa gabime.
Nga profilet gjenetike të mbledhura që u përkasin janë dy gjurmë që po verifikohen në databazën e policisë dhe rezulton se për njërën gjurmë të gjetur aty, një persona ka rekorde dhe precedentë penalë.
Nga automjeti i djegur pjesërisht, janë këto gjurmë dhe në njërin automatik të gjetur ka rezultuar se është përdorur edhe në një ngjarje tjetër krminale në Shqipëri
A do të gjendet apo është këtu, ka ikur jashtë, nuk di të them, porse nga automjeti i djegur ka dy gjurmë që po administrohen nga Policia Shkencore dhe Prokuroria.



