Pamela Anderson do të mbahet mend gjithonë si aktorja seksi në serialin e famshëm Baywatch nga 1992 deri në 1997, rol të cilin ajo e ribëri sërish në 2017-ën në komendinë aksion që risolli edhe njëherë versionin e ri të Baywatch.
Aktorja ka treguar se risjellja e këtij seriali në një version të ri me Dwayne Johnson dhe Zac Efron nuk i ka pëlqyer.
“Nuk më ka pëlqyer, le të jetë cilësi më e mirë teknologjike, por Baywatch i parë mbetet unik”, ka thënë icona e Playboy.
Aktorja e cila mori një rol edhe në versionin e ri të Bayëatch krahason buxhetet për të dy formatet. “65 milion dollarë mund të bëjnë një fil të mirë, ndërsa ne e kemi bërë shfaqjen tonëpër 500 mijë dollarë”, tha krenare Pamela.
“Ka të njëjtën dinamikë, të njëjtat sekuenca në ujë, dhe kjo është pjesa më e bukur, të qenurit kreativë, gjë që kanë qenë në versionin original të realizuar mjaft mirë”, shton ajo.



