BE, Soreca: Vendimi i qershorit të mos merret i mirëqenë (VIDEO)

BE, Soreca: Vendimi i qershorit të mos merret i mirëqenë (VIDEO)

Gjatë ceremonisë së Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, i ka bërë apel politikës shqiptare që brenda 30 ditësh të mbyllë reformën zgjedhore.

Sipas tij, vendimi i qershorit nuk duhet të merret si i mirëqenë dhe do të ishte gabim nëse institucionet nuk fokusohen te përmbushja e kritereve. Këtë mendim e ka mbështetur edhe ambasadori rumun në Tiranë.

Soreca jashtë ambienteve të takimit ka thënë se bashkëpunimi partiak dhe dialogu është mënyra më e mirë që reformat të jenë të pakontestueshme.

Ndërkohë, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka thënë se reforma zgjedhore nuk adreson një sërë problemesh, duke përmendur se 1.4 milionë karta janë në prag skadence dhe duhen 2 vite për t'u pajisur .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy