PE voton: Të mos ndryshohet më ora. “Fjala e fundit” nga KE

PE voton: Të mos ndryshohet më ora. “Fjala e fundit” nga KE

384 ligjvënës në Parlamentin Europian votuan në favor të rishikimit të ndryshimit të orës në pranverë dhe vjeshtë. Por për vendimin përfundimtar pritet vota në Komisionin Europian. Eurodeputetët kërkojnë që Komisioni Europian të mbështesë këtë propozimin, i cili deri më tani mbetej në qëndrimin për mbajtjen e llogaritjes sezonale të kohës. Komisionerja europiane e transportit Violeta Bulc tha se vendimi duhet të zbatohet në mënyrë unike në të gjithë Europën.

Ndryshimi i pakoordinuar i orës do të shkaktonte mjaft probleme për funksionimin e tregut të brendshëm, vecanërisht në sektorin e transportit. Kështu që nëse nëse vendosim të mos e ndryshojmë me orën, kjo duhet të bëhet në të gjithë europën në mënyrë të sinkronizuar dhe unike- u shpreh Bulc.

Mungesa e gjumit si pasojë e ndryshimit të orës për shumë qytetarë përbën një problem real sa i takon sigurisë rrugore", tha eurodeputetja franceze Karim Delli, duke shtuar se ky është shkaku i shumë aksidenteve rrugore për shkak të mungesës së vullnertshmërisë për të kontrolluar ecjen apo udhëtimin e tyre. Këtu ajo i referohej më së shumti këmbësorëve dhe atyre që ecin me bicikleta. Por duket se ndryshimi i orës ka ende mbështetës në Europë. Deputetja belge Hilde Vautmans tha se humbja e kohës së verës do të thotë "se për shtatë muaj humbasim një orë dritë. Kjo sipas saj do të thoshë fundi i mbrëmjeve të bukura të verës me miqtë në tarracë në kopsht, ciklizëm ose vrap, e thënë ndryshe rënie të  cilësisë së jetës.

"Imagjinoni tani që ne të shpëtojmë nga koha e dimrit. E pra, ky nuk është një opsion sepse do të thotë që për pesë muaj, dielli do të rritet një orë më vonë dhe se fëmijët duhet të shkojnë në shkollë në errësirë: kjo është shumë e rrezikshme. Ne duhet të mbajmë këtë sistem-tha Vautmans.

E në fakt për miliona njerëz në Europë, ndryshimi i orës dy herë në vit do të thotë ndryshim i rutinës së mëngjesit. problem mbetet për banorët e shteteve në very të Europës të cilët duhet të shkojnë në punë dhe në shkollë në errësirë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy