Teatri, Rama: Do ta shembim. E drejtë apo e gabuar, do ta gjykojë populli

Teatri, Rama: Do ta shembim. E drejtë apo e gabuar, do ta gjykojë populli

Pak orë pasi maxhoranca miratoi ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar, kreu i qeverisë shprehet i bindur për prishjen e tij dhe ndërtimin e një të riu. Gjatë përballjes me gazetarët në “Opinion”, Rama tha se ndërtesa është jashtë standardeve për një teatër normal dhe si e tillë duhet shembur.

“Ka funksionuar nën logon e Teatrit Kombëtar, por ka qenë jashtë të gjitha standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku ti nuk fton dot një trupë të huaj, sepse nuk të ngjitet një trupë e huaj në atë skenë. Është një godinë ku të gjithë ata që kanë dhënë jetën atje kanë sakrifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme dhe është një godinë të cilës i ka ardhur fundi”, tha Rama.

Rama tha se do ta gjykojë populli nëse ky është një vendim i drejtë apo jo.

“Ne kemi marrë mandatin nga populli për të bërë punët e duhura sipas nesh. Ne përgjigjemi për punët që bëjmë dhe të drejta, të shtremëbra qofshin, e gjykon populli”, tha ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy