Partia Demokratike nuk do të bëjë koalicion me LSI-në. kështu është shprehur mbrëmë kreu i PD-së, Lulzim Basha, gjatë një interviste në “Opinion”.
I pyetur nëse PD-ja pret një koalicion të mundshëm me LSI-në, Basha u përgjigj se “PD nuk do të bëjë koalicion me LSI-në”.
Kreu i demokratëve tha se PD-ja do të mbështesë rikandidimin e Bujar Nishanit për një mandat të dytë si president.
“Meqenëse Presidenti Nishani ka shprehur dëshirën për të rikandiduar, ne do ta mbështesim atë”, tha Basha.



