Greqi, mësuesit hyjnë me forcë në televizionin ERT (VIDEO)

Greqi, mësuesit hyjnë me forcë në televizionin ERT (VIDEO)

Një grup mësuesish zëvendësues hynë me forcë në studiot e televizionit shtetëror ERT në Greqi, duke ndërprerë buletinin kryesor të lajmeve. Ngjarja ndodhi menjëherë pas orës 9 të paradites së kësaj të shtune. Ndërkohë që gjatë edicionit të lajmeve në studio po flitej për një raport mbi politikën e brendshme u dëgjua një zhurmë e madhe.

Gazetari njoftoi papritmas, në mes të raportimit, se buletini i lajmeve u ndërpre për shkak të reklamave. Më pas, u transmetua buletini i motit, i regjistruar që më parë dhe të tjera reklama. Ndërsa së fundi, u transmetua një film. Përmes një videoje me rezolucion të ulët tregohet se në fakt ajo çfarë ndodhi ishte futja në studio e një grupi njerëzish, të cilët këndonin: “Njerëz, mos e mbani kokën poshtë, e vetmja rrugë është rezistenca dhe lufta”.

Mësuesit zëvendësues në Greqi po protestojnë së fundmi, duke kërkuar punë të përhershme në shkollat ​​shtetërore. Të premten, ata u mblodhën jashtë Parlamentit dhe u përleshën me policinë, të cilët përdorën ndaj tyre gaz lotsjellës. Një protestues u tregua duke shkelur një kurorë, që kancelarja gjermane Angela Merkel kishte vendosur të premten te Varri i Ushtarit të Panjohur jashtë Parlamentit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy