Korçë/ Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, në disa segmente mjetet lëvizin me zinxhirë

Korçë/ Të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, në disa segmente mjetet lëvizin me zinxhirë

Në qarkun e Korçës gjatë natës reshjet janë ndërprerë, raporton korrespondentja e MCN TV. 

Për shkak të temperaturave të ulëta borëpastrueset kanë qenë në terren prej orëve të pra të mëngjesit për të bërë kriposjen e rrugëve.
Në zonën e Dardhës aty ku termometri ka shënuar deri në - 5 gradë gjatë natës, kanë qenë dy borëpastruese për të bërë të mundur kriposjen e gjithë segmentit.

3 borëpastruese kanë qenë në aksin nacional Korçë-Ersekë në Qafën e Qarrit për të bërë kriposjen dhe 2 të tjera në zonën e Voskopojës.

Edhe në majën e Mashkullorës aty ku trashësia e dëborës shkoi deri në 1 metër, në të gjithë segmentin Shtyllë-Panarit është punuar që prej ditës së djeshme dhe aktualisht edhe në këtë segment nuk shfaqen probleme por drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks përveç gomave dimërore duhet të pajisen edhe me zinxhirë.

Ndërkohë në gjithë qarkun nuk shfaqen problematika, të gjitha rrugët janë të hapura por drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar sidomos në zonat dhe segmentet e prekura nga dëbora dhe përveç gomave dimërore duhet të kenë me vete edhe zinxhirët.

Aktualisht në Korçë termometri shënon -1 gradë ndërsa në zonën e Dardhës -2.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy