Sulmi terrorist në Londër/ Autori, një xhihadist i liruar me kusht

Sulmi terrorist në Londër/ Autori, një xhihadist i liruar me kusht

Një 28-vjeçar që më pas u identifikua se Usman Khan qëlloi me thikë kalimtarët në London Bridge, pasditen e së premtes, duke vrarë dy e plagosur tre të tjerë. Khan ishte liruar me kusht vitin e kaluar pasi vuajti gjashtë vjet dënim  për akte terrorizmi. Khan u dënua në vitin 2012 dhe u la i lirë në dhjetor 2018 "nën licencë", që do të thotë se ai do të duhej të plotësonte disa kushte, në të kundërt kthehej në burg.

Disa media britanike raportuan se ai mbante një byzylyk elektronik në kyçin e këmbës. Para sulmit, Khan po ndiqte një ngjarje në Londër të organizuar nga Learning Together, një organizatë me qendër në Kembrixh që punon në arsimin në burg. Antiterrorizmi britanik bëri të ditur se policia nuk po kërkon për bashkëpunëtorë të tjerë.

Sulmi në London Bridge vjen më pak se dy javë nga zgjedhjet britanike. Makthi ka sërish fytyrën e një prej atyre që konsiderohen si “ujq të vetmuar”, por i njohur për lidhjet e tij me grupet xhihadiste. Me një thikë në dorë, ai ka vrarë dy kalimtarë dhe ka plagosur 3 të tjerë. Scotland Yard e cilësoi menjëherë ngjarjen një "akt të rëndë terrorizmi". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy