
Përkeqësimi i motit në mesditën e sotme ka shkaktuar rrëzimin e skelave të një pallati në ndërtim në lagjen numër 1 në qytetin bregdetar të Durrësit. Nga kjo ngjarja nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndërsa janë shënuar dëme materiale.
Skela u rrëzua si pasojë e stuhisë së fortë dhe si pasojë, u shkëput gjysma e fenerëve sinjalizues të rrugës hyrëse detare në Portin e Durrësit. Sipas burimeve nga kapitaneria stuhia që arriti në 8 ballë dallgëzim, ka shkulur 4 nga 8 fenerët ekzistues.
Kapiteni i Portit të Durrësit Taulant Allkaj është shprehur se në situatën e jashtëzakonshme meteodetare të krijuar nga koha e vështirë, të gjitha hyrje–daljet në Portin e Durrësit do të bëhen vetëm nën urdhrat e Kapitenerisë së Portit të Durrësit. Kapitaneria ka publikuar edhe plan hartën e mungesave të sotme të fenerëve te rrugës hyrëse të portit.



