Kreu i PD, Lulzim Basha, tha sot se diplomatë të huaj janë përfshirë në “projektin mafioz të vetingut”. Në fjalën e tij të radhës në protestën e çadrës, Basha tha se diplomatë të huaj po punojnë për llogari të kryeministrit Rama.
“Po cili është vetingu në politikë? Kush ia bën vetingun politikanëve, ia bën populli por vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Plani i Ramës si kreu i kupolës së republikës së vjetër, si autori i komplotit është i thjeshtë, atë që do të bëjë me vetingun në drejtësi do të bëjë edhe me vetingun në politikë. Me vetingun në drejtësi dëshiron të fusë nën dorë aparatin e drejtësisë me qëllim që as miqetë e tij dhe krimimos kenë asnjë ferrë në këmbë. Projekti i vetingut është projekt mafjoz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e BE dhe së shpejti ora do të vijë kur të japin përgjegjësi demokratike në një institucion demokratik siç është BE-ja”, tha Basha.



