
Protestat e 5 majit e kanë kthyer nënë Lizën një personazh ku tashmë e njohin të gjithë. E ftuar në studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ajo rrëfeu historinë e saj se si para më shumë se 20 vitesh kanë ardhur nga Rubiku dhe janë vendosur aty për një jetë më të mirë.
Teksa rrëfen se e kanë blerë truallin 16 milionë lekë në atë kohë, shprehet se e kanë gjetur një tokë me shkurre dhe kanalizme dhe punuan derisa arritën ti jepnin këtë pamje dhe të ndërtonn shtëpinë e tyre 3 katëshe. Ndër të tjera nënë Liza rrëfen edhe se burri i asaj ka vdekur për të cilin thotë se ka shpëtuar duke mos marrë vesh dhe parë këtë që i ndodhi shtëpisë së saj të shembur.
Jam 78 vjeçe, lindur në Rrëshen, martuar në fshat të Rubikut. Erdhëm në Tiranë për jetë më të mirë për fëmijët. Menduam se kemi zënë vend se jemi shqiptarë, por duket sikur kemi dalë ndryshe tani. Kemi ardhur këtu prej mbi 20 vitesh. E blemë atë vend 16 milionë lekë, atë tokë. E gjetëm me ferra e kanalizime, bëmë shtëpitë. Kur e blemë kemi marrë një letër por si kushtuam rëndësi. Bëmë tri kate shtëpi për të tre djemtë. Djali vogël ka shkuar që 15 vjeç në emigracion. Për zotin i dalim për borxh shtetit për ato që kemi. Jetuam mbi 20 vjet aty dhe asnjeri nuk na erdhi aty, vetëm pas këtij projekti. Para 1 viti nisi e gjitha. Kemi 5 muaj që bëjmë protestë dhe asnjë i qeverisë nuk na ka ardhur. Ne kemi marrë vesh se ato do të bëhen kulla. Po vinë alamet burrash për të ndërtuar aty. Burri ka vdekur dhe shpëtoi se të paktën se mori vesh se çdo të ndodhte dhe se do të prishej shtëpia.



