Garo tregon momentin e vështirë dhe mesazhin e nënës: Nuk e ndjej veten mbretëreshë të politikës

Garo tregon momentin e vështirë dhe mesazhin e nënës: Nuk e ndjej veten mbretëreshë të politikës

Ish-moderatorja Floriana Gara, aktualisht në krahë të kreut të Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha, thotë se shpesh e ka ndjerë veten me lëkundje herë pas here në politikë.

Nuk mund të them se e ndjej veten mbretëreshë të politikës, u futa si një e re në politikë që të sillja modelin e një gruaje të re të suksesshme, familjare, që kthehet nga jashtë për të kontribuar për vendin, politika është një fushë që të gjithë e njohin sa e ashpër është dhe me vështirësi brenda.

Shpesh e diskutoj edhe me kolegët e mi, si do ishte që të ishim në pushtet. Mendoj se më përshtatej mirë, se atë promovim që i bëj punëve tona, do kishte më shumë duk.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Floriana u ndal në largimin nga Shqipëria, duke treguar se e ka krijuar familjen në Zvicër, por se që nga momenti i shpërnguljes tre vjet më parë, edhe familja e saj ndodhet në Tiranë, pasi zgjedhja u bë për t’u kthyer familjarisht.

Floriana mund të duket delikate, por nuk jam, jam natyrë shumë këmbëngulëse dhe me forcë karakteri shumë të spikatur.

Unë kam bërë një kompromis duke u futur që sigurisht roli im i nënës dhe bashkëshortes do jetë shumë i rëndësishëm edhe gjatë udhëtimit tim politik.  

Kohën tjetër që kam unë e kam për familjen time, nuk e kam më për dëshira të tjera që mund të kem patur.  

Me emisionin “Jo vetëm modë”, u mundova të bëja më të mirën time dhe në atë kohë përfaqësova veten time. Në një moshë më vonë, nuk besoj se do më shkonte njësoj.

Ishte një largim për dashurinë dhe për t’i përkushtuar familjes në një mënyrë të plotë. Është e vështirë t’i bësh mirë dy gjëra në të njëjtën kohë, se ka rrezik që të mos i bësh mirë.

Që ta menaxhosh dashurinë nga larg, do ishte shumë e vështirë. Unë jam natyrë që e jetoj momentin dhe nuk shikoj mbas.

Nuk ka qenë një dëshirë e imja absolute për tu rikthyer, por edhe një nismë e tij, se Zvicrën e ka jetuar dhe shijuar, por ka pasur gjithmonë një ndjenjë patriotike.

Ndikuar dhe nga moti i zymtë dhe gri. Kemi nevojë për më shumë variacion, shpesh e diskutojmë sa mirë, se në Zvicër do ishte kohë e ftohtë dhe me shi.

Ndërsa për politikën thotë se nuk i ka qëlluar që të krijojë armiqësi, pasi shprehet se është natyrë që nëse nuk i pëlqen diçka apo dikush, shmanget dhe nuk e ka natyrën që të krijojë negativitet ose armiqësi.

Unë mundohem që të jem pozitive dhe solare, por njeriu ka ato shpërthimet e eta. Jam e lumtur që jam krah doktor Berishës, është një universitet më vete.

Nga larg mund të duket i ftohtë, por kur e njeh nga afër, është i jashtëzakonshëm.

Më vjen keq vetëm për një gjë, që të rinjtë nuk kanë arritur që ta shikojnë vetë qeverisjen e tij dhe ndikimet pozitive që ka pasur për vendin, ndoshta mund të kenë dëgjuar, por kanë qenë më shumë me qeverinë e zotit Rama.

Berishën e shohin si njeri në moshë, më cool, por pa prekur vetë reformat që ai ka bërë. Ata njerëz që janë më në moshë, patjetër që janë ndikuar.

Kanë qenë shumë momente pozitive, unë jam përfshirë në politikë në momentin më të brishtë të PD, kur partia ishte përçarë, kishte një përçarje të jashtëzakonshme dhe unë thjesht e ndjeva si një shtysë të brendshme, për t’iu gjendur pranë dhe në krahë një njeriu që unë e besoja.

Unë gjithçka e kam bërë se e kam besuar dhe kam thënë që unë do jap kontributin tim në këtë formën time.

Moment i vështirë do thosha ka qenë 8 janari, kur ne shkuam të rimerrnim selinë e PD. Unë nuk kisha provuar ndonjëherë gaz lotsjellës.

Kam folur me time më dhe më tha, betejat kështu e kanë moj vajzë, përgatitu. Nuk kam mikesha në PS, por nuk është se kam pasur mikesha në politikë dhe më parë.

Miqësitë e mia janë të pakta dhe nuk kanë lidhje fare me politikën, madje mund të kemi mendime të ndryshme dhe nuk diskutojmë shumë për këtë pjesë.

Politika zë një vend shumë të madh mes popullit. Ia sugjeroj rinisë që të përfshihet në politikë, se shoh një rini pak më indiferente. Informimi i mirë është kulturë.

Rinia do induktuar me frymën e të parit të lajmeve, të mos rrinë gjithë ditën në TikTok. Unë e sugjeroj që kur zgjohesh në mëngjes të shikosh lajmet.

Nuk do doja një emision politik, se sa për emision politikë jam vetë në politikë.

Por them që njeriu është për të kryer misionin e tij dhe të japë atë që mund të japë, nëse do ndjehem mirë dhe do jetë e nevojshme do qëndroj, nëse jo do vazhdoj dhe me gjëra të tjera.

Jam rikthyer me idenë që do përfshihesha në politikë, po të doja që do rikthehesha në televizion, mendoj se ia kam bërë vendin vetes, për të pasur një sipërmarrje të re në televizion.

Mendoj se është një miks mes të dyjave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy