Ish-numri dy i KLP, në gjyq për diplomën e gjimnazit

Ish-numri dy i KLP, në gjyq për diplomën e gjimnazit

Ish-nënkryetari i KLP-së, Tartar Bazaj, ka paditur për shpifje gazetarin Artur Çani. Padia lidhet me emisionin investigativ “Ajsberg”, një prej episodeve të transmetuara në vitin 2019. 

Emisioni në fjalë ngriti fillimisht dyshimin se Bazaj ka falsifikuar diplomën e gjimnazit. Investigimi i gazetarit Çani ka nisur pas konstatimit se Bazaj, në atë kohë anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, rezultonte me dy diploma të shkollës së mesme brenda të njëjtit vit shkollor, 1986-1987. 

Ky fakt ka bërë që gazetari të vazhdojë më tej investigimin, gjatë të cilit është zbuluar se Bazaj rezulton i përfshirë në një vepër penale në vitin 1991, gjatë kohës kur ka qenë punonjës policie në Sarandë. 

Mësohet se padia është paraprirë nga tentativat për të manipuluar avokatin e gazetarit Çani. 

Në seancën e parë të mbajtur sot, Bazaj ka ngritur pretendimin se, edhe pse emisionet investigative kanë të drejtë të investigojnë zyrtarë të lartë, emisioni në fjalë i ka cenuar nderin. Mësohet se gjatë seancës, Bazajt i është lënë detyrë nga gjykata të mos kërcënojë avokatin dhe palën e paditur. 

Në vitin 2019, vetëm pak kohë pas publikimit, investigimi i gazetarit Çani u pasua nga një kallëzim penal i ngritur ndaj Bazajt nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy