Dezinformimi, Axhami: Më mirë shpërfillje nga biznesi, kur problemi nuk qëndron (VIDEO)

Dezinformimi, Axhami: Më mirë shpërfillje nga biznesi, kur problemi nuk qëndron (VIDEO)

Pedagogu Mirdaim Axhami për situatën e mediave online cilëson si problem dezinformimin, madje në Europë thotë se do të nisë fushatë kundër dezinformimit.

Duke folur për emisionin MCN Economy, ai deklaroi se në Shqipëri duke lexuar portalet, një portal që është pjesë e kësaj strukture që lufton dezinformimin, ‘Faktoje’, kur ka lajme të rreme në portale të ndryshme, thotë se ky lajm i botuar është i rremë.

Sipas tij, më tej e zgjedh shikuesi, lexuesi apo dëgjuesi, që po e gënjeve, nuk të ndjek më dhe biznesi nuk do të japë më reklamë.

Lidhur me rastet e gjobëvënies në media dhe dezinformimit, Axhami tha se nga praktika dhe konsulenca, studimet që bëhen, në qoftë se bëhet fjalë për një fakt të vërtetë që ka ndodhur në një biznes që e kanë kapur mediat dhe biznesi iu kërkon mediave të fshihet ky lajm, të dyja palët e kanë kaluar cakun dhe kjo gjë duhet kanalizuar në struktura të tjera.

Audienca e parë e medias janë qytetarët dhe audienca tjetër janë bizneset që bëjnë reklamë.

Duke ditur që fitimi vjen nga reklama, qëllimi i një medie është të kapë audiencën e duhur, që një numër i caktuar biznesesh të bëjnë reklamë në këto media që ajo të sigurojë mbijetesën e vetë.

Ka media që për sekondë apo fasha të ndryshme kanë tarifa krejt të ndryshme njëra nga tjetra dhe kjo vjen për shkak të ndikimit të secilës media.

Nuk bën vaki që t'iu mësojmë studentëve se kur duam të reklamojmë në një media, do e çojmë për të na mbuluar këto problematika si biznes.

Ne synojmë që ti mos ti kesh fare këto problematika. Rastet hyjnë direkt tek menaxheri për marrëdhëniet me publikun.  

Menaxherët e marrëdhënieve me publikun që menaxhojë krizën në biznes do ndjekin të gjithë hapat ligjorë, do hedhin në gjyq portalin që e ka bërë.

Kostoja sa për t'u kompromentuar të japë para më hiq qesen e orizit me miza nga lajmet, nuk është zgjidhje, se do të hapë qesen e makaronave.

Shumica e bizneseve e injorojnë një rast të tillë.

Kemi parë raste në Shqipëri, lopa e çmendur, qumështi, gjithmonë ne si menaxher të marrëdhënieve me publikun, përpiqemi të kuptojmë çfarë fshihet pas saj.

Ka shumë rëndësi se kush media e thotë. Personalisht mund të kem 3-4 portale dhe 3-4 televizione që mund ti marrësh në konsideratë.

Varet dhe nga niveli i besueshmërisë së mediave që do e japë. Më mirë një shpërfillje kur ajo nuk qëndron dhe t'u drejtohesh organeve përkatëse.

Nëse të bie të kesh të bësh me to, jam totalisht kundër që të miklojmë median, gazetarin e me radhë, që kjo ngjarje të mbyllet.

Duke e fshehur problemin nuk e ke zgjidhur.

Ka raste që u kanë vdekur klientë nga produkti i blerë dhe mënyra si e kanë trajtuar problemin janë kompani që qëndrojnë ende në nivele shumë të larta tregu.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy