Zepishta: Përllogaritja e tatimfitimit për profesionistët e lirë është jo e saktë

Zepishta: Përllogaritja e tatimfitimit për profesionistët e lirë është jo e saktë

Prej disa ditësh administrata tatimore u ka nisur bizneseve të profesioneve të lira njoftim vlerësimi për detyrimin vjetor për tatimin e thjeshtuar.

Igli Zepishta, ekspert kontabël tha në studion e "MCN Economy" se komunikimi me tatimpaguesit duhet të bëhej në mënyrë më të drejtpërdrejtë.

Duke vijuar, Zepishta theksoi se edhe përllogaritja e tatimfitimit është jo e saktë dhe në disa raste është përllogaritur gabim.

Kemi vënë re diçka tek ky rast që hyri në zbatim nga administrata tatimore e cila në një farë mënyrë ishte i fshehtë ky lloj njoftimi dhe hyrja në zbatim e këtij ligji. Fillimisht iu nis secilit biznes njoftim vlerësimi, jo pagesa, jo urdhër-pagesa siç dalin pagesat e tjera.

Ishte pak e fshehtë. Në faqen e tatimeve ka një dritare të veçantë që është “Njoftimet dhe Dokumentet e mia”, është ikonë që përdoret rrallë. Më e qartë do të ishte siç bën gjithmonë administrata tatimore kur ka ndryshime ligjore, kur ka njoftime për pagesa,  në faqen e tatimeve del një lloj tabele që  të njofton “I dashur tatim pagues, rishikoni këtë gjë...!”.

Nuk e kuptoj pse zgjodhën këtë mënyrë për të komunikuar me tatimpaguesit. Janë 30 mijë tatimpagues, shumica prej tyre akoma nuk e dinë sa janë këstet e tatimfitimit dhe si do paguhen, akoma nuk e kanë të qartë se çfarë ka ndodhur.

Njoftimi ka dalë më 11 prill, ne i pamë njoftimet, të bizneseve që i mbështesim, akoma nuk kishin dalë formularët e pagesave të tatimeve. Dje ka ikur njoftimtatimi nga faqja e biznesit dhe sot ka dalë kësti.

Pjesa e afateve janë në rregull. Njoftimi, komunikimi duhet të ishte më i drejtpërdrejtë me tatimpaguesit jo në këto forma. Edhe përllogaritja e tatimfitimit është jo e saktë dhe në disa raste është përllogaritur gabim.

Përllogaritja ka një formulë të përcaktuar qartë. 3 mujori i parë përllogaritet në bazë të bilancit të 2022 dhe 9 mujori tjetër do jetë në bazë të bilancit 2023.

Administrata duhet të korrigjoje këstet, që t’i korrigjojë në art në vazhdim.

Më tej, Zepishta tha se kur ka rritje taksash, përgjithësisht bizneset fillojnë e tkurren dhe nuk deklarojnë xhiron reale. Sipas ekspertit shumë biznese do të fillojnë të rishikojnë xhiron që deklarojnë, dhe të gjejnë skema si ta shmangin këtë gjë.

Nuk e dimë se çfarë efekti do të ketë. Në raste të tilla, kur ka rritje taksash, biznes fillon e tkurret, nuk deklaron xhiron reale. Kur të shohin këstet që kanë dalë në sistem, shumë biznese do të fillojnë të rishikojnë xhiron të gjejnë skema, të bëjnë përllogaritje. E keqja në këtë rast është se veç evazionit fiskal, kemi evazion dhe sa i përket licencimeve, kjo e rëndon më tepër pjesën e bizneseve që mundohen në jenë të rregullt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy