Samiti i BE në Tiranë, Lazimi: Nuk ishte shportë dhuratash, ishte mesazh politik

Samiti i BE në Tiranë, Lazimi: Nuk ishte shportë dhuratash, ishte mesazh politik

Më shumë sesa një takim me karakter ekonomik, samiti i mbajtur dje në Tiranë kishte për qëllim të përçonte një mesazh politik. Në studion e MCN Economy, eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi, tha se samiti i djeshëm është mënyra më e mirë për të amortizuar konfliktet e hapura.

Mesazhi ishte politik. Nuk ishte shportë dhuratash, por konfirmim politik që axhenda e BE do të vazhdojë. Përveç energjetikës, sektor tjetër është konektiviteti. Përtej mesazhit politik, ne historikisht kemi pasur probleme së pari me draftimin e projekteve. Këtu duhet të kemi parasysh se BE vë në lëvizje gjithë mekanizmin, por ky nuk është i mjaftueshëm. Kemi marrë grante por kanë mbetur aty. Thelbi i gjithë diskutimit është se akoma nuk kemi masterplan për gazifikimin. Energjetika është në krye të axhendës. Janë disa axhenda bashkë.

BE donte të jepte një mesazh politik me samitin e djeshëm, mënyra më e mirë për të amortizuar të gjitha konfliktet e hapura.

Deklarata të tilla janë politike. Nuk ka alternativë më të mirë. Ne kemi rol strategjik në rajon. Ne po ofrojmë një model perspektiv. Unë besoj që është më shumë një sinjal. Duhet të kemi parasysh dilemat që ka Serbia.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy