Andoni: Rezoluta për Srebrenicën jashtëzakonisht e vonuar, ngushëllim për Bosnjën dhe për shqiptarët

Andoni: Rezoluta për Srebrenicën jashtëzakonisht e vonuar, ngushëllim për Bosnjën dhe për shqiptarët

Analisti Ben Andoni në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN  ka folur për rezolutën për Srebenicën për të cilën u shpreh se ajo është jashtëzakonsiht e vonuar dhe duket si një kujtesë për të ardhmen e Rusisë.

Ai tha se rezoluta është e mbështetur nga akti i gjykatës ndërkombëtare dhe se Serbia ka dashur të jetë përballë kësaj rezolute. Sipas tij rezoluta është një ngushëllim për Bosnjën por dhe për shqiptarët.

Intervista e plotë

1.Z. Andoni, një rezolutë për Srebrenicën në OKB që kanonizon të themi termin genocid si akuzë për Serbinë. Çfarë do të thotë kjo në aspektin politik dhe diplomatik?

Është një pjesë emancipimi në këtë kohë, por në mendimin tim është jashtëzakonisht e vonuar sepse në momentet kur po flasim Bosnja është përballë problematikave shumë të mëdha. Pjesën më problematike që bllokon çdolloj mase. Në një sens rezoluta duket se është një kujtesë për Rusinë, për të ardhmen e saj sepse lufta çfarëdo që të ndodhë do të këtë një fund. Në njëfarë mënyrë paralajmërohen se do kenë përballje të tilla, bota e ka të vështirë të kërkojë rezolutë në të ardhmen sa i përket Rusisë. Po nëse keni parasysh Serbia ka marrë përsipër gjithë trashëgiminë e Jugosllavisë dhe mohojnë dhe atë që bënë ndaj Kosovës. Duket se Kroacia ja ka vendosur kufirin Serbisë për shkak se kishte infrastrukturën por vendet e tjera kanë qenë shumë minore dhe të agzotet për ta bërë këtë për shkak dhe të kushteve. Nuk e di se çfarë kërkon më shumë Vuçiç mbi të gjitha nuk kupton as rezolutën. Të gjithë aktet e verdikteve që ka dhënë gjykata për krimet në ish Jugosllavinë, kanë marrë dënime vërtetë të ashpra dhe arsyetimi është plotësisht i detajuar dhe mendoj se Serbinë e frikëson më shumë e ardhmja e saj pjesa që përveç propagandës së madhe që ka do jetë shumë e kufizuar këtej e tutje të pengojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve.

2.Cili është sipas jush konteksti politik i kësaj rezolute që ka si autorë Gjermaninë dhe Ruandën? Po merret Serbia përgjegjëse morale për atë që ndodhi?

Po patjetër sepse siç dhe e thash ata jo vetëm që se mohojnë dhe s’kërkojnë falje por ashtu si ka ndodhur me Kosovën që vetëm individë të veçantë kanë treguar të vërtetën e Kosovës. Ata Srebenicën se shikojnë si të tillë, por të mos shohësh mbi 800 të vdekur në një hapësirë është e pamoralshme dhe Serbia ka marrë një goditje të madhe. Megjithëse Serbia është e mikluar s’ka marrë akoma dënime për Banjskën, s’ka masa shtrënguese si Kosova, ata në vend të ndiqnin një udhë që e afronte më shumë me BE, ajo vetëm ka vazhduar me një relacion të ashpër. Frikësimi i serbëve për mua ka qenë tej mase. Serbia e ka bërë vetë rrugën që të gjendet përballë kësaj rezolute.

3.Është disi ironike që Serbia luftoi me vite të parandalonte lumturimin e Aloise Stepinac që e akuzonte si pjesëmarrës në regjimin e ustashëve, kurse tani refuzon të njohë përgjegjësi për vete.

Ka një problem të madh sa i përket përballjes së Serbisë me Kroacinë, është një përballje bazike. Nuk besoj se është konteksti për ta futur në këtë plan sepse Kroacia është shpallur e pavarur gjatë kohës së luftës së dytë botërore dhe kjo ndoshta ishte nacionalizmi serb kundër kroatëve.

4.Cilat janë rrjedhojat ndërkombëtare të këtij dokumenti nëse mbajmë parasysh jo vetëm Ballkanin, por p.sh edhe Kaukazin ku për dekada ka një përpjekje për të sanksionuar “genocidin armen” si ngjarje historike me përgjegjëse Turqinë?

T’ju them një element historik në masakrat ndaj armenëve ka element të njerëzve të Ballkanit sepse ajo që ka ndodhur me armenët në kohën tonë ka qenë ndihma shumë e madhe dhe mbështetja që kanë bërë vendet potenciale si Franca që i kanë dhënë jetë rezolutave të tilla. Por a ja vlejnë këto rezoluta 100 vjet më pas dhe vijmë në pjesën e rezolutës për Serbinë e cila është në njëfarë mënyre më e afërt me atë që ndodhim me veprimin makabër dhe kjo frenon pak moralisht vendet që kanë premisa për të shkuar në akte të tilla. Serbia merr goditje të madhe se është dhe vend kandidat për BE dhe mos u çudisni që të gjenden konjuktura që ata të gjenden sërish para nesh, por mbi të gjitha politikisht ata do shihen me fytyrën e tyre, mos të harrojmë atë që kanë bërë me shqiptarët jo vetëm në luftën e Kosovës, duhet të kishte njëlloj note për t’ja treguar në fytyrë, mendoj se kjo rezolutë do ishte e mirë për Bosnjën në radhë të parë. Ajo që po ju them është se është e mirë kjo rezolutë sepse flitet për një akt që ka memorie dhe dëshmitarë që janë të gjallë. Të gjitha problemet në Ballkan vijnë nga Serbia.

5.Ne nuk e dimë qëndrimin e Turqisë në fakt për rezolutën ndaj Serbisë, por nuk dimë as qëndrimin e Shqipërisë. Për vendin tonë si e shpjegoni këtë heshtje, edhe pse Parlamenti miratoi vite më parë një rezolutë?

Jo nuk besoj se Shqipëria ka qenë indiferente, ne që në vitin 2000 kemi pasur trupa në Bosnjë dhe nga ana tjetër Shqipëria vazhdimisht ka qenë përbri federatës së Bosnjës sa i përket qasjes së Serbisë. Ka dhe rezoluta të tjera që Shqipëria i është bashkuar iniciativave të tilla. Turqia ka për ta mbështetur Bosnjën sepse Turqia e ka asistuar bonjë Hercegovinën që në poltronët e para dhe ajo e ka parë Sarajevën si vëllezër të tyre. Dhe besoj se dhe nga ana shtetërore Erdoan i duhet një ndihmë e tillë.

6.Për krahasim: Turqia dhe Serbia kontestojnë dy përpjekje për të shpallur genocid të kryer hipotetikisht nga perandori Osmane dhe ish-Jugosllavia. Pse vetë shpallen këto vende pasardhëse të subjekteve që nuk ekzistojnë më?

Regjimi i Vuçiç jo vetëm ka qenë pjesë e ekzekutimit të Milosheviç, por nga ana tjetër në shumë momente ka justifikuar kreun e qeverisë së tij. Jo vetëm ka folur mirë për këtë lloj qeverie e cila shkaktoi probleme. Në rastin e Turqisë është diçka që vjen vite më vonë, pesha shumë e madhe sepse në Turqi është gati blasfemi të flasësh për këtë gjenocid. Është shumë e vështirtë në vende të tilla ballkanike të flasësh për problematik reale, të duhet njëlloj mendje e hapur për të parë realitete të tilla. Karta e Turqisë nëse e keni parë është karta e vendit paqeruajtës në botë.

7. Edhe Kosova ka paralajmëruar një rezolutë të ngjashme. Mendoni se ka shanse të kalojë dhe e dëmton një lëvizje e tillë autoritetin e Serbisë?

Kosova mund ta përçojë rezolutën e saj përmes vendeve të treta, por Kosova s’ka ulëse në OKB, madje dhe Palestina që ka status të veçantë në OKB e çon përmes vendeve të tjera. Duhet të kesh ulëse në OKB, por besoj se Kosova fiton momentin për të ngritur padira që lidhen me dëmshpërblime morale dhe monetare sepse Kosova ka ende shumë gjëra të lidhura me federatën sepse ka shumë persona që kanë punuar në ish Jugosllavinë dhe ka akoma gjëra që serbët ju detyrohen qytetarëve shqiptarë dhe duke përdorur këtë rezolutë është më e lehtë të ngresh akuza dhe besoj se hapi i Kosovës është ajo që lidhet me të drejtat e njeriut në 16 maj, prandaj dhe Serbia po lobon fortë që Kosovë të mos jetë pjesë e saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy