Ulen rastet pozitive me COVID në Itali, tampon për këdo që kthehet nga Parisi

Ulen rastet pozitive me COVID në Itali, tampon për këdo që kthehet nga Parisi

Dita e sotme ka dhënë një sinjal pozitiv përsa i përket të dhënave të koronavirusit në Itali. Kjo ndoshta edhe për shkak të numrit të testimeve pasi sot janë kryer 55.800, ndërsa gjatë javës së kaluar u arrit edhe shifra e 100 mijë.

Në krahasim me të dielën kur kishte 1587 raste sot sipas autoriteteve janë ulur në 1350. Fatkeqësisht është rritur numri i viktimave, që në 24 orët e fundit është 17, ndërkohë që 232 persona janë terapi intensive.

Nuk ka rajone italiane pa raste me COVID, Kampania është rajoni me më shumë raste, 243, e ndjekur nga Lacio dhe Emilia Romanja, ndërkohë që Lombardia që kryeson zakonisht shifrat ka regjistruar 90 raste.

Sakaq masa shtesë do të merren për ata persona të cilat vijnë nga Franca dhe veçanërisht nga Parisi, pasi konsiderohet zonë e kuqe. Për çdo individ do të jetë e detyrueshme kryeja e tamponit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy