Të shtunën u çel zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në garë janë 20 parti politike, pesë koalicione, dy lista qytetare dhe një kandidat i pavarur.
Lidhur me këtë në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV analisti Sadri Ramabaja, u shpreh se Kurti zgjodhi Gjakovën për çeljen e fushatës, ndërsa dy forcat opozitare Prishtinën.
Ai tha se zgjedhja e Kurtit ishte Gjakova duke menduar se është një nga vendet më të sulmuara gjatë luftës së Kosovës dhe më e keqtrajtuara prej të gjitha qendrave të Kosovës. Sipas tij Gjakova është vendi i duhur për ti përcjellë mesazh të fortë Serbisë.
Dje ishte dita e parë e çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore në Kosovë edhe pse fushatë kemi pasur prezentë dhe para ditës së djeshme. LVV kishte përcaktuar për disa arsye siparin e këtyre zgjedhjeve ta hapte në Gjakovë, dy forcat opozitar e kishin marrë qëndrim që këtë hap ta bënin në Prishtinë.
Një promovim në vetvete në Prishtinë bëri dhe Lëvizja për Familjen por mbeti nën hije nga forcat e tjera. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë hapjen e fushatës me homazhe në Prekaz. Kjo ishte ana formale.
Kurti i nisi takimet nga Gjakova duke pasur parasysh se ehte qyteti që ka pësuar më së shumti dëme gjatë luftës dhe pas luftës. Numri më i madh i viktimave është në Gjakovë, është i vetmi vendbanim urban që ka pasur zhvillime të luftës në Kosovë. Ajo një nga qendrat kulturore të Kosovës ka pësuar shumë dhe në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor pas luftës.
Përqendrimi në Gjakovë për vite të tëra ka qenë i dizajnuar në atë mënyrë që në Gjakovë me gjithë atë infrastrukturë kulturore kanë udhëhequr persona që s’kanë bekraud kulturor dhe politik, pra Gjakova ka qenë më e keqtrajtuara e republikës së Kosovës dhe është vendi i duhur përti përcjellë mesazh të fortë Serbisë.
I pyetur pse Bedri Hamza ka qenë zgjedhja e Partisë Demokratike të Kosovës propozimi si kandidat për kryeministër, Ramabaja tha se kjo parti është duke luftuar vetëm për vendin e dytë.
Kemi të bëjmë me një luftë të brendshme të fraksioneve të veçanta nga dyshja që është në Hagë Thaçi dhe Veseli. Përpjekja për ta ruajtur të unifikuar partinë. PDK po lufton për vendin e dytë dhe kandidimi i Bedri Hamzës ka ide brenda strukturës se mund ta ruajë tkurrjen e partisë nga ajo shkalë e rënies .
Sa i përket premtimet elektorale me fokus të natyrës ekonomike ai tha se e kanë shfrytëzuar për të tërhequr atë pjesë të qytetarëve të pakënaqur me zhvillimet ekonomike në vend.
Është hera e parë që sidomos opozita fokusohen te ekonomia. Ç ‘është e vërteta premtimet e karakterit ekonomik ishin bërë dhe më parë, por kësaj here sidomos LDK dhe PDK janë përqendruar te ekonomia duke besuar se kjo është gama që u premton më shumë mundësi për tu ndërlidhur me një pjesë të qytetarëve të Kosovë që vazhdojnë të jenë të pakënaqur nga zhvillimet ekonomike të Kosovës.



