Vrasja në burgun e Peqinit/ Bregu: Arma më shqetësuese se sa ekzekutimi. Nëse ka arratisje, shkatërrohet shteti (VIDEO)

Vrasja në burgun e Peqinit/ Bregu: Arma më shqetësuese se sa ekzekutimi. Nëse ka arratisje, shkatërrohet shteti (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu komentoi në MCN Live ekzekutimin që ndodhi në burgun e Peqinit, tha se problematika më e madhe është futja e një arme zjarri në burgje. Sipas Bregut kjo është një nga pikat ku drejtuesi i burgut mban përgjegjësi të plotë. Bregu vë në dukje se prania e armëve të zjarrit mund të krijojë revolta për largime masive nga burgu, dhe kur ka arratisje i bie vlera shtetit. 

Në të drejtën e tij prokurori ka ndaluar një numër të madh të efektivëve në Peqin, përfshirë edhe drejtues të burgut. Se si ka kaluar kjo armë nuk besoj se do gjendet ndonjëherë, Mjacaj s’do tregojë, prova s’mund të gjenden për shkak se edhe kamerat edhe skaneri nuk funksionojnë. Kjo është një nga pikat ku drejtuesi i burgut mban përgjegjësi të plotë.  Në momentin kur ti e ke jashtë kontrollit mënyrën për të kontrolluar sendet që futen në burg, duhet të kryesh procedura, a nuk e di, duhet ta ndërronte këtë me një kontroll fizik të imtësishëm në çdo moment.  Problemi më i madh është nëse një armë e tillë do të krijonte revolta për largime masive nga burgu. Kudo në botë ka korrupsion në burgje, por arme s’mund të futen. Nëse ka një gjë ku shkatërrohet shteti dhe ku i bie vlera shtetit janë arratisjet nga burgu. Arma është shumë e rrezikshme. Hulumtimi duhet të bëhet i plotë si fut arma. Arma mua më shqetëson më shumë se ekzekutimi që ka ndodhur. Për mua Mjacaj është personazh skizofren, nuk duhet të ishte me të burgosurit e tjerë. Në dijeninë time ai është dhunuar nga të gjithë të burgosurit e tjerë. Është një personazh shumë i dhunshëm dhe që krijon problematika të vazhdueshme në sektorët ku ndodhet”.

Bregu thekson se hetimi kryesor është si na çaloi sistemi i sigurisë, gjetja e arsyes përse u prish skaneri.

Kam qenë kohët e fundit në disa burgje të vendit, sinjalet bien edhe për një monedhë në xhep. Edhe metali nëpër këpucë dhe bie sistemi. Por nëse drejtori apo dikush tjetër, apo nëse firma ka vonuar në shërbim, në rregullimin e pajisjeve, duhet t’i hiqet licenca. Dhe duhet të shihen dokumente. Kjo është kambana e alarmit, sistemi, se vrasje nëpër burgje ka në të gjithë botën. Në burgun e Peqinit janë të gjithë eksponentët e lartë dhe eksponentët e krimit të dhunshëm. E di çfarë do të thotë të arratiset njëri prej tyre? Aq duhet, një armë zjarri. Po ta nxjerrësh Mjacajn nga Bis41 ai prapë atë punë do bëj. Ne duhet të ndajmë, nëse skaneri është prishur si pasojë e një njeriu, apo skaneri ka pasur një defekt. Ky është hetimi kryesor, si na çaloi sistemi i sigurisë. Një i shërbeu krimit, ose gardiani ose civili. Cili është defekti i vërtet i skanerit? Duhet të shohim marrëveshjen. Po çojmë 14 veta në burg kot, ndërkohë që duhet të çojmë 1! Ata 14 nuk ishin atë ditë në punë, kur u fut arma. Që arma është futur në ditët që s’ka punuar skaneri kjo s’do ndonjë vërtetim të madh. Drejtuesit duhet t’u bënin kontroll të imtësishëm të gjitha qelive. Aty ndodhen njerëzit më të pushtetshëm të krimit, dhe nuk është aq kollaj t’ua kontrollosh qelitë kaq shpesh. Mos harrojmë sa është rroga e një gardiani?! "

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy