Plani i ri i Salvinit: Mund të qeveris i vetëm

Plani i ri i Salvinit: Mund të qeveris i vetëm

Në Itali, kreu i partisë më të madhe synon të qeverisë i vetëm. Matteo Salvini, zëvendëskryeministër dhe ministër i Brendshëm, duket më i lehtësuar pas sondazheve të fundit, sipas mediave italiane. Pas trazirave në gjirin e koalicionit qeverisës javët e fundit, Salvini ka një objektiv të qartë: të qeverisë pa aleatët e Lëvizjes 5 Yjet.

"Mund të arrijmë në 40%," u ka thënë ai bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. “Por ëndrra është edhe më e madhe: të qeverisë vetëm, por edhe pa peshën e Silvio Berluskonit. "Dua të provoj".

Ditët e fundit, qeveria italiane ka heshtur. Kjo mund të jetë drama e zakonshme, siç thotë Partia Demokratike, por gjithashtu mund të jetë koha e duhur, siç shumë njerëz kanë filluar të pëshpërisin. Si provë e kësaj po shihet refuzimi i nënsekretarit Giancarlo Giorgetti, për një karrierë të mundshme si komisioner i BE. Deputetët e Legës po e shohin këtë si sinja: “Ka marrë fund”, kanë thënë ata. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy