Tentoi t’i merrte veshkën një të riu për vajzën e tij, senatori nigerian dënohet me 9.8 vite burg

Tentoi t’i merrte veshkën një të riu për vajzën e tij, senatori nigerian dënohet me 9.8 vite burg

Senatori 60-vjeçar nigerian Ike Ekweremadu u dënua me nëntë vjet e tetë muaj burg të premten nga një gjykatë në Londër për tentativën për të transplantuar veshkën e një të riu te vajza e tij, pa dijeninë e kësaj të fundit.

Senatori, gruaja e tij Beatrice dhe një mjek që vepronte si ndërmjetës u shpallën fajtorë në mars për organizimin e transferimit të viktimës në Londër.

Beatrice Ekweremadu u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg dhe mjeku Obina Obeta me 10 vjet burg.

21-vjeçari nga Lagos ishte një shitës ambulant dhe i ishte premtuar një punë në Britani.

Të tre të pandehurit rrezikonin që të dënoheshin me burg të përjetshëm. Ata u shpallën fajtorë sipas ligjit modern të punës britanike, hera e parë që ligji zbatohej në një rast transplantimi të paligjshëm.

“Ju të gjithë keni luajtur një rol në këtë tregti të dënueshme. Tregtia e organeve njerëzore është një formë skllavërie. Njerëzit dhe organet e tyre trajtohen si mallra që mund të blihen dhe shiten”, tha gjykatësi Jeremy Johnson duke shpallur vendimin.

Vajza e çiftit, Sonia 25-vjeçare, u shpall e pafajshme. Ajo ishte e pranishme në gjykatë dhe përshëndeti prindërit e saj nga distanca teksa policia i shoqëroi ata jashtë sallës së gjyqit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy