Rusia e sulmoi Ukrainën me 32 dronë gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës.
Zyrtarët e ushtrisë ukrainase bënë me dije se shumica e dronëve kishin si target kryeqytetin.
Zyrtarët thane se Mbrojtja Ajrore e Ukrainës rrëzoi 25 prej dronëve. “Pushtuesi rus i drejtoi shumicën e dronëve në rajonin e Kievit. Dronët u futën në kryeqytet në grupe dhe nga drejtime të ndryshme”, tha Sergiy Popko, kryetar i Administratës Ushtarake të qytetit të Kievit.
Sulmet ajrore ruse vijnë në një kohë kur liderët ukrainas po i bëjnë thirrje Perëndimit për rritje të mbështetjes me qëllim zmbrapsjen e pushtimit rus.



