Softa: Qëllimi i amnistisë është i drejtë, personat përfitues jo me rrezikshmëri

Softa: Qëllimi i amnistisë është i drejtë, personat përfitues jo me rrezikshmëri

Rreth 570 të burgosur ose persona nën hetim pritet të përfitojnë nga amnistia e Ministrisë së Drejtësisë. Lidhur me këtë eksperti i sigurisë Fatjon Softa në MCN Live u shpreh se personat që amnistohen nuk paraqesin rrezikshmëri të lartë. Ai tha se amnisti të tilla janë bërë ndër vite, ndërsa theksoi se kjo ndodh për shkak të mbipopullimit që kemi në burgje.

Ky projektligj sigurisht do jetë dhe në debatin e deputetëve për ta debatuar. Jam munduar ta lexoj dhe duket se ka marrë një konsult të gjerë dhe ka një formulim të qartë dhe veprat penale që amniston janë një kategori personazh që nuk paraqesin shkallë të lartë rrezikshmërie. Kjo amnisti favorizon femrat më shumë se meshkujt me ulje dënimi për ata që nuk e përfitojnë.

Amnisti të tilla janë bërë në vite dhe bëhen për të ulur numrin e të dënuarave në burgje sepse dihet se ka mbipopullim. Nëse ky projektligj do kalojë në parlament dhe do kthehet në ligj sigurisht që do ketë dhe një regjistër që këta persona duhen mbajtur nën kontroll dhe këta persona nëse do kenë përsëri kontingjent të mundshëm për të bërë prapë vepra penale, çfarë do bëhet do i kthejmë prapë në burgje.

Më tej ai shtoi se qëllimi i amnistisë është i drejtë dhe janë përjashtuar me të drejtë ata që themi për akte terroriste, përjashtohen politikanët dhe zyrtarët e lartë dhe të gjithë ata persona që janë dënuar për vepra penale mbi 3 vjet.

Është humanizmi në radhë të parë, ndoshta burgu për disa nga këta persona e ka arritur qëllimin e vetë edukues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy