Protesta kombëtare e opozitës më 12 korrik, Berisha: Duhet të jemi të bashkuar, synimi ynë krijimi i një qeverie teknike

Protesta kombëtare e opozitës më 12 korrik, Berisha: Duhet të jemi të bashkuar, synimi ynë krijimi i një qeverie teknike

Partia Demokratike do të mbledh Këshillin Kombëtar këtë të premte më 28 qershor. Ky vendim është marrë këtë të hënë gjatë mbledhjes së kryesisë.

Gjatë kësaj mbledhje është vendosur edhe se protesta kombëtare e Partisë Demokratike do të zhvillohet më 12 korrik.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Gjatë kësaj mbledhje nuk ka munguar dhe një mesazh nga kreu demokrat Sali Berisha i cili  shpreh se duhet të bëhet gjithçka për të mirëpritur në shtëpinë e tyre të gjithë ata demokrate dhe demokratë që e ndjejnë veten të tillë dhe duan të bashkohen me PD-në.

Berisha tha se asnjë nga ne nuk duhet të shikojë vëngër apo me skepticizëm ata që duan të bashkohen me ne.

Armiku ynë i përbashkët është Edi Rama. PD ka nevojë jo vetëm të bashkohet me të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e saj, por ka nevojë të bashkohet më shumë se kurrë, me të gjithë spektrin opozitar.

Detyra jonë është një dhe vetëm një, krijimi i Qeverisë teknike dhe shpëtimi i vendit nga ky regjim. Qeveria teknike krijohet në mënyrën më të pashmangshme se Edi Rama nuk ka më legjitimitet, ai dëshmoi në zgjedhjet e 14 majit se është i gatshëm të shkelë çdo ligj, normë, moral dhe Kushtetutë.

Ai qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës, ndaj ne duhet t’ia bëjmë të qartë mbështetësve tanë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy