E FUNDIT, Meta dhe Veliaj darkojnë së bashku, Rama nuk pranon të shkojë (FOTO)

E FUNDIT, Meta dhe Veliaj darkojnë së bashku, Rama nuk pranon të shkojë (FOTO)

Marrëdhëniet mes PS dhe LSI po njohin raportet e tyra më të vështira që nga 1 Prilli i 2013, pas vendimeve te kryesisë së LSI të hënën dhe deklaratave të Ilir Metës në konferencë shtypi, ku ai foli për një Qeveri Besimi dhe i quajti zgjedhjet pa opozitën një farsë elektorale. Tensioni është rritur edhe në shkëmbimet e akuzave midis palëve në rrjete sociale apo studio televizive, por duket se PS dhe LSI e kanë një pikë komunikimi.

Ilir Meta, kreu i LSI është fotografuar duke darkuar me disa analistë dhe gazetarë në shoqërinë e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në ambientet pranë një televizioni. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e pranisë së Veliajt në tavolinë, por me siguri ai ka qenë i ftuar nga pritësit e darkës. Zëra të pakonfirmuar kanë shtuar se në darkë është ftuar edhe Kryeministri Rama që sapo kishte mbaruar intervistën në emisionit “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, por ai nuk i është bashkuar tavolinës. Burime pranë Kreut të Kuvendit e përgënjeshtruan lajmin se edhe Kryeministri ishte ftuar, por nuk e komentuan praninë e Veliajt.

Nuk dihet se për cfarë është biseduar, por dihet se raportet mes Veliajt dhe Metës kanë qenë gjithnjë të mira në vitet e fundit. Nuk ëhstë cudi që Veliaj po vijon të ruajë rolin e ndërmjetësit për një pajtim mes kreut të LSI dhe atij të PS. Aq më tepër që tani jemi vetëm 48 orë përpara mbarimit të afatit të regjistrimit të partive për në zgjedhje./Opinon.al.

meta dhe veliaj darke

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy