Pas ikjes së partisë së Kamenos, qeveria greke shkon në votëbesim

Pas ikjes së partisë së Kamenos, qeveria greke shkon në votëbesim

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, njoftoi të dielën se ai do të thërrasë një votëbesim për qeverinë e tij, pasi partneri i tij në koalicionit u largua për shkak të mosmarrëveshjes së çështjes së emrit të Maqedonisë. Panos Kammenos, partia e të cilit, Grekët e Pavarur, ishte pjesë e qeverisë “Tsipras”, njoftoi dorëheqjen e tij të dielën në mëngjes pas një takimi me kryeministrin.

"Çështja e emrit të Maqedonisë ... nuk më lejon të mos e sakrifikoj karrigen e ministrit", tha Kammenos.

Ai shtoi se ministrat e tjerë të partisë do të largohen gjithashtu.

Ndërsa kryeministri Tspiras u tha gazetarëve pas takimit se e ka njoftuar kreun e parlamentit se pas largimit të aleatëve do të ndiqet rruga që parashikon Kushtetuta.

Votimi pritet të mbahet gjatë javës që nis nesër. Kammenos ka deklaruar tashmë se Grekët e Pavarur nuk do ta mbështesin partinë në pushtet, Syriza.

Greqia ka zgjedhje parlamentare të planifikuara për në tetor dhe Syriza aktualisht po i mban shpresat te partia e qendrës së djathtë, Demokracia e Re, e cila gjithashtu kundërshton marrëveshjen me Maqedoninë për çështjen e emrit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy