Basha me kryetarët e rretheve të PD: T’u japim zë problemeve dhe halleve të qytetarëve

Basha me kryetarët e rretheve të PD: T’u japim zë problemeve dhe halleve të qytetarëve

Partia Demokratike ka zbardhur mbledhjen e kryedemokratit Lulzim Basha me strukturat në rrethe.

Mësohet se ai ka urdhëruar kryetarët e rretheve të dalin në terren dhe të shohin vuajtjen e qytetraëve nga afër.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha sot se ne do jemi zëri i halleve the problemeve të njerëzve, gjatë bisedës me përfaqësues të Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë.

Basha shprehet se “sot bisedova përmes disa videokonferencave me drejtuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike në të gjithë Shqipërinë, lidhur me situatën e rëndë që po kalon vendi”.

“E përbashkëta kudo është që qytetarët janë në vështirësi për të siguruar jetesën e përditshme. Shteti ka lënë në harresë mijëra familje në nevojë dhe biznese. Shumica nuk kanë marrë akoma asnjë ndihmë apo mbështetje nga qeveria, ndërkohë që ju duhet të paguajnë edhe faturat e rritura të dritave dhe ujit. Ne do vazhdojmë të jemi në kontakt me njerëzit për t’u dhënë zë problemeve dhe halleve të tyre në këto ditë të vështira”, tha ai.

Po ashtu, Basha shton se “pa asnjë vonesë, qeveria duhet të shpërndajë fondet e mbijetesës dhe të përfshijë menjëherë të gjithë familjet dhe njerëzit në nevojë. Të mbështesë sipërmarrjen në vështirësi mbijetese, biznesin e vogël, fermerët, fasonët, bizneset prodhuese dhe turizmin, pa përjashtuar askënd”.

“Shqiptarët që kanë paguar këto 7 vjet taksa ndër më të lartat në rajon, kanë sot nevojë për ndihmën që u takon nga shteti. Qeveria nuk mund t’i fshihet përgjegjësisë”, tha në fund ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy