Lufta në Gaza/ Goxhaj: Jemi larg një konflikti bërthamor, ekstremistët e djathtë në Izrael e kthyen në luftë fetare (VIDEO)

Lufta në Gaza/ Goxhaj: Jemi larg një konflikti bërthamor, ekstremistët e djathtë në Izrael e kthyen në luftë fetare (VIDEO)

Izraeli ka mbajtur ceremoni për të kujtuar viktimat e vrasjeve dhe rrëmbimeve masive të kryera nga Hamasi më 7 tetor 2023, ku u vranë rreth 1200 njerëz dhe 251 u morën peng.

Lidhur me këtë, eksperti i sigurisë Dritan Goxhaj në MCN Live teksa e konsideroi një konflikt të vjetër, u shpreh se Hamasi sihte e vetmja organizatë e mbetur e cila nëse nuk do reagonte atëherë Palestina do ishte shuar duke u kthyer në një vend nën kontrollin e Izraelit.

Ai tha se konflikti atje nuk na prek fizikisht, por nëse ky konflikt nga rajonal kthehet në global na prek direkt sepse Serbia do e shfrytëzonte si mundësi.

Është një konflikt i vjetër që vijon nga 1948, gjithmonë ka pasur eskalime ulje dhe ngritje ndërsa tani ka arritur pikën e saj, ku Hamasi është e vetmja organizatë që kuptoi se është e fundit pikë dhe nëse nuk do reagonte Palestina do ishte shuar dhe do ishte nën kontrollin dhe pushtetin e Izraelit.

Kjo do sillte asimilimin e palestinezëve prandaj u detyruan që ta sjellin çështjen e palestinezëve në tavolinë, ishte momenti i fundit që mund të bënin duke parë dhe ngjarjet gjeopolitike në tërësi. Pas tërheqjes së SHBA-ve nga Afganistani këto vende panë mundësinë për të sjell në vëmendje çështjen dhe problemet e tyre.

I pyetur nëse kjo mund të konsiderohet si një luftë me elementë fetar, ai tha se ishin ekstremistët e djathtë në Izrael ata që e kthyen në një luftë të tillë, por dhe Palestina ishte e interesuar për këtë.

Lufta është çështje nacionalitetesh por duke i bashkëngjitur dhe elementin fetar që është në qendër të vëmendjes në këtë luftë dhe duke e bërë luftën fetare për të nxitur pjesën e popullatës në Izrael që e shihte me skepticizëm.

Ky grupim ekstremist i djathtë në Izrael i dha konture fetare këtij konflikti dhe ana tjetër dhe Palestina mezi pritste të merrte konture fetare dhe automatikisht i dhanë konfliktit projeksion fetar. Është në interes të palës së dëmtuar palestinezëve që të merrte kontur fetar.

Në vijim ai shtoi se për momentin i vetmi vend që posedon armë bërthamore është Izraeli, kështu që për sa kohë ka vetëm ai e shoh larg luftën bërthamore sepse Irani nuk e ka mundësinë për t’ju kundërpërgjigjur.

Jemi larg një konflikti bërthamor, Irani nuk ka kapacitete të lëshojë bomba balistike pa miratimin e SHBA-ve. Nëse SHBA i qëndron pas këtij konflikti atëherë jemi në një konflikt botëror. Po ndodhi kjo gjithçka pastaj ka mbaruar.

Turqia është në të njëjta pozita si Izraeli është një vend pushtues dhe si i tillë, në rast se do vinin ekstremistët ata parashikojnë të pushtojnë dhe pjesën e Sirisë, për këtë arsye Erdogan thotë se e kemi ne radhën dhe pastaj i bie të kemi përplasje mes Izraelit dhe Turqisë.

Nuk besoj se Turqia do i bashkëngjitet Iranit por do vazhdojë të luajë këtë luftën retorike. Konflikti atje nuk na prek fizikisht, por nëse ky konflikt nga rajonal kthehet në global na prek direkt sepse Serbia do e shfrytëzonte këtë mundësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy