Covid, miliona njerëz në Kinë kthehen në izolim

Covid, miliona njerëz në Kinë kthehen në izolim

Kina ka urdhëruar sërish izolimin për miliona njerëz në mënyrë që të frenojë shpërthimet më të fundit të Covid, duke përfshirë qytete industriale si Shenzhen, Guangzhou, Dalian, Chengdu dhe Shijiazhuang.

Në Dalian, Liaoning, izolimi prek rreth gjysmën e 6 milionë banorëve, për një kohëzgjatje prej 5 ditësh. Në Shenzhen, në Guangdong, të paktën 4 rrethe me rreth 9 milionë banorë preken nga urdhri i mbylljes.

Në Guangzhou, afër Hong Kongut, 5 raste infektimi u zbuluan të martën, duke u cilësuar si të mjaftueshme për të izoluar disa zona të një distrikti deri të shtunën.

Në qytet është shtyrë rifillimi i mësimit në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme, ndërsa ato të që kishin nisur janë pezulluar.

Ndërkohë shërbimet e autobusëve dhe metrosë janë reduktuar në mënyrë drastike. Politika e “tolerancës zero” ndaj Covid, e mbështetur deri në fund nga Presidenti Xi Jinping, ka ndikuar në ngadalësimin e ekonomisë. Sipas Capital Economics, 41 qytete, përgjegjëse për 32% të PBB-së së Kinës, janë aktualisht të përfshira në masat shtrënguese anti-pandemi, numri më i lartë ky që nga muaji prill.

Pekini mbetet relativisht i qetë, megjithëse udhëtimi brenda dhe jashtë kryeqytetit është dekurajuar dhe banorët po testohen pothuajse çdo ditë në përgatitje për Kongresin e 20-të të Partisë Komuniste, i cili hapet më 16 tetor.

Të hënën, Qendra Kërkimore Anbound, një institut kinez i mendimit, argumentoi se izolimi anti-Covid shkaktoi bllokime në tregti, udhëtime dhe industri, duke kërkuar një ndryshim kursi për të shmangur një “ngërç ekonomik”, duke i bërë thirrje udhëheqjes të përqendrohet në rritjen e bërë nga SHBA, Europa dhe Japonia.

“Parandalimi i rrezikut të ngërçit ekonomik duhet të jetë detyra prioritare”, vuri në dukje grupi i ekspertëve në një raport të titulluar “Është koha që Kina të rregullojë politikat e saj të kontrollit dhe parandalimit të virusit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy