Dita Ndërkombëtare e Rinisë organizohet më 12 gusht të çdo viti.
Qëllimi i kësaj dite është të tërheq vëmendjen për një grup të caktuar çështjesh kulturore dhe ligjore që preokupojnë rininë.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë për herë të parë u festua më 12 gusht të vitit 2000. Kjo ditë caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999 me miratimin e rezolutës 54/120.
Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.
Tentativat e para për kujdesin ndaj rinisë janë që në vitin në vitin 1965, në rezolutën 2037 (XX), ku Asambleja e Përgjithshme miratoi Deklaratën mbi Promovimin midis Rinisë të Idealeve të Paqes, Respektit të Ndërsjellë dhe Mirëkuptimit midis Popujve.
Dita Ndërkombëtare e Rinisë është menduar si një mundësi ku qeveritë dhe aktorët e tjerë t’i kushtojmë më shumë vëmendje çështjeve të rinisë në mbarë botën.
Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë në botë organizohen nga shoqata dhe organizata rinore dhe institucione të ndryshme aktivitete të larmishme, si koncerte, ngjarje kulturore e sportive, ku marrin pjesë të rinj, prindërit e tyre, përfaqësues të institucioneve në nivel vendor e qendror, etj.



