
Vijojnë protestat në Gaza. 27 protestues palestinezë mbetën të plagosur në përleshjet me ushtrinë izraelite përgjatë barrierës së shtetit hebre me Gazën me rastin e “Marshimit të Kthimit” të mbështetur nga Hamas. Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se 4 prej demonstruesve janë qëlluar me plumba të vërtetë. Manifestimi, në të cilin sipas agjensisë “Maan u përfshinë mijëra njerëz, u zhvillua pas 3 javësh ndërprerje. Rifillimi i “Marshimit”, i 83-ti në radhë, bëhet ndërkohë që në Kajro ka një diskutim midis palestinezëve (sipas mediave) për një armëpushim të mundshëm afatgjatë me Izraelin.
Këtë mëngjes, ushtria izraelite paralajmëroi Hamasin për pasojat e rifillimit të demonstratës përgjatë kufirit.



