Ditët e fundit, qindra fluturime drejt dhe nga Britania e Madhe janë anuluar për shkak të mungesës së stafit në linjat ajrore, pasi shumë anëtarë të ekuipazhit, rezultuan të infektuar me Covid.
Linjat ajrore më të prekura duket të jenë Easyjet dhe British Airways. Kompanitë me kosto të ulët anuluan rreth 200 fluturime gjatë fundjavës dhe 60 të tjera më 4 prill.
Një zëdhënës i linjës ajrore Easyjet, deklaroi se këto probleme vijnë rezultat i shkallës së lartë të infeksioneve Covid në të gjithë Europën.
Anulimi i fluturimeve cilësohet si një “pjesë e vogël” e më shumë se 1645 fluturimeve që operon kompania. Ndërkohë British Airways, nga ana tjetër, anuloi të hënën 60 fluturime drejt dhe nga aeroporti i Heathrow.



