Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, thotë se buxheti për vitin 2024 është shumë larg asaj që duhet, pavarësisht se për mësuesit e shkollave 9-vjeçare, pagat pritet të arrijnë 95 550 lekë, ndërsa për mësuesit e gjimnazit paga prite të shkojë në 106 800 lekë.
Duke folur për MCN Economy, Soko deklaroi se është fakt, që kemi arsimin që kemi, ashtu siç vlerësimi i Pisës e tregoi.
Unë them se vjen për shkak se mungojnë paratë, mungon vëmendja. Unë do të doja që ritmi 4% për arsimin duhet të ruhen.
Ndërkohë që sot duket si një majë mali që vështirë se do ngjitet ndonjëherë. Nuk e kuptojmë që arsimi është në thelb të të gjithë zhvillimit tonë.
Ne sot kemi arsimin më pak cilësor që kemi pasur ndonjëherë në historinë e vendit dhe kjo ka ardhur për shkak se humbet arsimi atë vëmendjen financiare.
Ne kemi arsimin që një pagë 500 mijë lekëshe të jep. Ky është arsimi më i mirë që një pagë e tillë të jep. Vetëm të mbeturit shkojnë për mësues.
Në 900 mijë lekë rrogë, atij i mbeten diku te 750 mijë lekë në xhep.
Një pastruese sot merr 900 mijë lekë në dorë, një lavazhier merr sot 800 mijë deri në një milionë lekë të vjetra në dorë.
Një kamarier merr te 1.2 para lekë në dorë. Ne jemi në këtë realitet.
Projektojeni në këtë realitet, 500, 600, 700 mijë lekëshin sot, ndërkohë që arsimi duhet të mbajë ajkën e Shqipërisë.
Se është arsimi që do të merret me fëmijët tanë, me brezin nesër. Po shkatërrojmë të ardhmen. Shkollat shqiptare kanë humbur cilësinë, se kanë humbur cilësinë mësuesit tanë.
Paga 180 mijë lekë është ideale për mësuesit tanë. Mësuesi do e kompensojë me kurse, për të marrë diçka.
Gjithçka vjen prej pamundësisë financiare për të përballuar jetën një mësues. Mësuesi, gjykatësit, prokurorët, nuk duhet të ketë shqetësim për të përballuar jetesën.
Çdo para që shkon te këta nuk mund të përdoret më për ato çështje që godasin nga ana e PR, ose përdoren për korrupsion.
Paratë që shkojnë për rrogat e mësuesve, mjekëve, ushtarakëve, policëve, janë para që nuk i përdor më.
Qeveritë e kanë parë me këtë sy buxhetin, hajde ta çojmë atje ku mund të fusim diçka në xhep.
Ky është problemi që ka. Jam larguar si pedagog se paga ishte qesharake.
Isha pedagog, jo në arsimin fillor dhe për këtë arsye ika dhe vazhdova punën time, aty ku mund të gjëja më mirë.
Në Shqipëri i gjithë korpusi i mësimdhënies, privat dhe shtetëror lind nga shteti.
Nëse rrit pagat si arsim publik dhe mbledh “ajkën” e mësimdhënies, të gjendur përballë një konkurrence të tillë, shumë privatë do të ishin në ato nivele që duhet të jenë.



