
<p>Kuba ka aplikuar zyrtarisht për t'u bashkuar me BRICS si një shtet partner. Lajmin e bën të ditur një zyrtar i lartë i Ministrisë së Jashtme, Carlos Pereira. I dërguari rus në Havana, Viktor Coronelli, deklaroi muajin e kaluar se Presidenti Vladimir Putin i kishte bërë një ftesë homologut të tij kuban, Miguel Diaz-Canel, për të marrë pjesë në një samit të ardhshëm të BRICS në Kazan.</p> <p>Në një postim në X (ish-Twitter) të martën, Pereira shkroi: "Kuba ka aplikuar zyrtarisht për inkorporimin e saj në BRICS si një vend partner në një mesazh për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili mban presidencën e grupit". Diplomati kuban, i cili shërben si drejtor i përgjithshëm për çështjet dypalëshe, e karakterizoi grupin si një "aktor kyç në gjeopolitikën globale dhe një shpresë për vendet e Jugut".</p> <p>Duke folur për RIA Novosti në fund të shtatorit, ambasadori rus në Kubë tha se “ne, sigurisht, presim një delegacion kuban në këtë samit [BRICS] në Kazan”. Zyrtari shtoi se një "ftesë iu bë nga Presidenti ynë Vladimir Putin Presidentit Kuban Diaz-Canel disa kohë më parë".</p> <p> </p>



