“Po zoti kurd, bëni pyetjen tuaj”, Trump ngazëllen kurdët me komentin gjatë një konference shtypi (VIDEO)

“Po zoti kurd, bëni pyetjen tuaj”, Trump ngazëllen kurdët me komentin gjatë një konference shtypi (VIDEO)

Gjatë një konference shtypi në Nju Jork, presidenti amerikan iu drejtua një gazetari kurd si “zoti kurd”. Mund të duket si një lapsus, por kjo e ktheu gazetarin në hero në rrjetet sociale.

“Po, të lutem. Zoti kurd, vazhdo me pyetjen”, tha Trump.

Reporteri në fjalë punon për Kurdistan TV dhe quhet Rahim Rashidi. Ai e falënderoi Trump-in që e quajti kurd, ndërsa e pyeti për lidhjet e SHBA-ve me kurdët pas ISIS-it.

“ Ne po përpiqemi të merremi vesh. Ne shkojmë mirë me kurdët, po përpiqemi t’i ndihmojmë. Mos harroni, është territori i tyre. Ne duam t’i ndihmojmë. Unë dua t’i ndihmoj”, tha Trump.  

Në profilin e Rashidit në Tuiter pak pas konferencës u shfaq një mesazh falënderues me hashtagun #MrKurd. “Unë jam zoti kurd dhe jam shumë krenar për këtë. Faleminderit presidentit amerikan që e njeh kontributin e kurdëve në luftën kundër ISIS-it”, shkroi ai.

Në rrjetet sociale të kurdëve i njëjti hashtag bashkë me videon e konferencës u shpërnda me shpejtësi.

Kurdët banojnë në një zonë të Lindjes së Mesme që përfshin Turqinë jugore dhe Irakun verior, Iranin dhe Sirinë. Përpjekjet e tyre për të themeluar një shtet të pavarur i kanë vënë shpesh në konflikt me qeveritë e këtyre vendeve. Gjatë regjimit të Sadam Huseinit, popullsia e rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit iu nënshtrua një persekutimi brutal, gjatë të cilit u vranë dhjetëra mijëra njerëz.

Në Turqi, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), e cila ka udhëhequr një kryengritje të përgjakshme përgjatë dekadave, është cilësuar organizatë terroriste, një qëndrim ky që e ndajnë edhe shumë prej fuqive perëndimore, mes të cilave dhe SHBA dhe BE.

Në Sirinë fqinje, njësitë mbrojtëse të popullit kurd (YPG), konsiderohen të tilla nga Ankaraja, e cila ka nisur operacione ushtarake ndërkufitare kundër milicisë.

Megjithatë, Uashingtoni e ka mbështetur YPG si një aleat kundër ISIS, duke ofruar furnizime dhe mbështetje ajrore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy