Mbetjet e rrezikshme, 33 masa arresti për dosjen e Kurum

Mbetjet e rrezikshme, 33 masa arresti për dosjen e Kurum

Mbi 30 masa arresti janë lëshuar nga gjykata për skandalin e 816 tonë mbetjeve të rrezikshme të Kurum që prej muajsh qëndrojnë në Porto Romano në pritje të analizave nga një laborator i specializuar jashtë vendit. 

 

Bëhet fjalë për përfaqësues dhe drejtues të kompanisë turke “Kurum”, kompanisë shqiptare Sokolaj shpk, por edhe zyrtarë dhe nëpunës të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit që kanë shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumente apo kanë bërë kontrabandë dhe pastruar para. 

 

Kështu, nga 30 masa, 24 janë në arrest me burg dhe përfshijnë shtetasit turq Yusuf Sezai Kurum i dyshuar për veprat penale "Menaxhimi i mbetjeve" dhe "Pastrimi parash si dhe  Erdal Demir, i dyshuar për  "Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara në të paktën katër raste, "Transport të mbetjeve", “Menaxhim të mbetjeve”, "Falsifikim të  dokumenteve" në dy raste, dhe pastrim parash. 

 

Masa arrest shtëpie është lëshuar për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. A. D e dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në të paktën  tre raste. 

 

Edhe zyrtarë të  tjere Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, dyshohet se kanë bashkëpunuar me kompaninë për të fshehur për muaj me radhë skandalin e mbetjeve dhe për të tjetërsuar dokumentacionin zyrtar, në këmbim të përfitimeve të paligjshme.

 

Dyshimet lidhen me mënyrën se si mbetjet janë klasifikuar, me lejet e transportit dhe trajtimit, si dhe me dokumentet shoqëruese që kanë mundësuar lëvizjen e tyre jashtë territorit shqiptar. Sipas burimeve, ekzistojnë indice se një pjesë e dokumentacionit është ndryshuar ose përshtatur për të shmangur etiketimin e mbetjeve si të rrezikshme, duke i hapur rrugë eksportit të tyre.

 

Masë arresti me burg janë lëshuar për pronaren e kompanisë Sokolaj, Gj. S dhe D. S të dyshuar për veprat penale të "Kontrabandës me mallra të ndaluara ose të kufizuara" në të paktë katër raste "Falsifikim të  dokumenteve dhe pastrim parash. 

 

Po ashtu "arrest me burg" është vendosur për H.S, Sh.H, M.Z, A.Sh, M.H, M.K, N.B, A.P, P.Q, J.K. I.L. E.D, Y.K, O.P, R.B, E.V, H.L, S.J, F.Ç, G.S, I.H, D.S.

 

"Arrest në shtëpi" është vendosur për E.M, K,S.

 

Mbetjet e dyshuara, që sipas rrjetit të Baselit vinin nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike u ngarkuan nga kompania shqiptare Sokolaj dhe u destinuan për përpunim në vende që nuk janë anëtare të OECD-së.

 

Kontejnerët me mbetje të dyshuara të rrezikshme u eksportuan nga Porti i Durrësit për në Tajlandë pa miratimin e vendit pritës. Për këtë arsye, ngarkesa u kthye mbrapsht për në Shqipëri, ku prej muajsh qëndroi në Porto Romano, ndërsa burime thonë se analizat kanë dalë në përundimin se mbetjet ishin jo vetëm të rrezikshme, por edhe kancerogjene. Kompania shqiptare e “Sokolaj” sh.p.k, dhe prodhuesja e këtyre mbetjeve, kompania turke “Kurum International” që operon në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, janë bërë objekt hetimi  edhe nga Zyra kundër Mashtrimit e Komisionit Europian (OLAF).

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy