
Blendi Gonxhe, ish- student i dhjetorit në një lidhje skype me ‘MCN Live’ u shpreh se Dita e Rinisë erdhi si rezultat i kushteve të vështira të jetesës dhe mungesa e lirisë. Ai tha se kjo lëvizje ishte një standard i ri demokratik dhe thelbi i saj nuk ishte vetëm përmbysja e regjimit komunist. Sipas Gonxhes, 8 Dhjetori nuk është një ditë feste që i përket ndonjë pale politike, por një ditë fitore ndaj lirisë së fjalës dhe lëvizjes.
Ishte një sistem në mos me konfrontim, me përplasje natyrisht që ne ishim fëmijë të familjeve që drithëroheshin për jetën, kishte shumë konviktorë, ishte njëlloj getoje ku regjimi mundohej të mbante mbyllur, të zënë, të mbuluar atë shpirt revolte që në përgjithësi të rinjtë kanë. Prandaj dhe në fillim lëvizja ishte shumë e fragmentuar, studentët vuanin kushte të rënda jetese, ambienteve ku mësonin, praktikat, një varfërinë e tejskajshme, flitej deri në nivele që të përballoje dhe aktivitetet fizike ndonjëherë sepse dhe ushqimi ishte duke u zhdukur nga mensat, në njëfarë mënyre dukej qartë që derisa sistemi kishte falimentuar ai do binte. Lufta e vërtetë ishte në thelbin që ishte një rend i ri demokratik, një standard të ri demokratik.
Më tej ai shtoi se vetë lëvizja studentore që sot është kthyer një ditë pushimi, përtej kësaj është harruar dhe nuk është kuptuar, por sipas tij shpesh është lënë jashtë politikës që thelbi i saj ishte jo vetëm përmbysja e sistemimit, por thelbi ishte që forca e parë e opozitës që do artikulonin demokracinë duhet të fillonin nga A.
Personazhe që duhet të kishin kaluar një sitë nga ai sistem i lig, i keq, dhe dyert e sallave që u shqyen nga interesimi i madh erdhën duke u mbyllur dhe zvogëluar derisa u bunkerizuan. Shumë veta sot as nuk e kujtojnë dhe se kanë idenë se çfarë kanë ndodhur në ditët e para se si janë përjashtuar njerëzit. Në ditën e parë të lindjes të kësaj ere të re, sistemi të ri, është përgjegjësia e parë dhe kryesore që pasuan pasurinë e administratës. Askush nga ne se parashikonte dot se në datën 7-8-9 të ndodhte ajo që ndodhi, lëvizje e cila u kthye në një miting dhe ne nga atje me çfarë kishim veshur u gjendëm rrugëve dhe u bashkuam me thirrjen e shokëve tanë nga konviktet të cilët bërtisnin në errësirë. Askush s’mund ta merrte me mend datën dhe orën. Ne u gjendëm në sallat e para pastaj Rama pati një përplasje direkt me Berishën dhe disa personazhe të tjerë që ishin rrotull tij për parimet e krijimit dhe skicimit të kësaj partie. Ai u shokua që pa Berishën një ish sekretar partie në karrigen ballore. Ai u largua nga ajo derë dhe nuk u kthye më.
Gonxhe tha se 8 Dhjetori është dita e rinisë së Shqipërisë, është dita e shqiptarëve dhe dita që është më e shtrenjta që ne fituam lirinë e fjalës.
Unë sot jam i ftuar në kongres, nuk jam pjesë e strukturave, është një jetë ku ka vend për të gjithë nuk ka festë të ndonjë partie. Mos harroni se në shkurt do më thërrisni prapë në studio për grevën e urisë. Nuk e di kush i ka të drejtat e lëvizjes, por ato janë të drejtat e shqiptarëve nuk është festa e asnjë forcë politike.



