Nuk ngjante me babain, vajza zbulon të vërtetën shokuese pasi bën testin e ADN-së

Nuk ngjante me babain, vajza zbulon të vërtetën shokuese pasi bën testin e ADN-së

Një 36-vjeçare në Kanada mbeti e shokuar pasi nisi të hetonte rreth origjinës së saj të vërtetë biologjike. Rebecca Dixon e kishte vënë re se nuk ngjante shumë me prindërit dhe kishte dyshimet e saj lidhur me babanë. Pasi iu drejtua një laboratori analizash, ajo mësoi se babai i saj nuk kishte asnjë gjen të përbashkët me të.  

Pas një bisede me prindërit, ajo hodhi dyshimet se babai i vërtetë mund të ishte doktori që kishte bërë fertilizimin artificial. Në vitin 1980, prindërit e Rebecc-as i ishin drejtuar një klinike fertilizimi për të bërë të mundur ngjizjen e një fëmije me materialin gjenetik të të dy prindërve.

Por dyshimet janë se doktori kishte përdorur materialin e vet gjenetik për të realizuar shtatzëninë.

Familja e vajzës ka ngritur një akuzë ndaj doktorit, i cili ka precedentë të mëparshëm në fertilizimet e dyshimta. Në vitin 2013, ai është dënuar me një gjobë prej 3650 dollarë për fertilizoi tri paciente me spermën e gabuar.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy