“Mendoj se jam babai i Adele-s dhe dua që ajo të dijë të vërtetën”. Kështu pretendon Mehmet Asar, këngëtar turk i muzikës folk.
52-vjeçari ngul këmbë se është babai biologjik i ylli të muzikës britanike. Në një intervistë për mediat lokale, ai thotë se ka pasur një marrëdhënie me nënën e Adele, Penny Adkins, gjatë pushimeve që ajo ka bërë në bregdetin turk në Bodrum, në vitin 1987.
Duke treguar një foto të tij në shoqërinë e saj, ai thotë se në atë kohë, gjithçka nisi gjatë guidës turistike që i bëri britanikes Asar në zonë. Marrëdhënia e tyre zgjati disa javë dhe pas kthimit të saj në Britani, nuk patën më asnjë kontakt.
“Kur iku, më tha që donte të më merrte me vete, por unë i thashë se nuk mund të jetoj në vend tjetër përveç Bodrumit. E ftoj Adele dhe nënën e saj në Bodrum. Jam i gatshëm të bëj testin e AND-së nëse Adele dëshiron. Ajo që dua të theksoj është se nuk pres asgjë nga kjo që po bëj publike. Jetoj këtu dhe kam një jetë të mirë. Thjesht dëshiroj që ime bijë të marrë vesh të vërtetën”, thotë ai.



