Shpërthimi i Blushit: Rama do të bjerë nga pema, po Shqipërisë i mbetet damka

Shpërthimi i Blushit: Rama do të bjerë nga pema, po Shqipërisë i mbetet damka

Deputeti Ben Blushi i është drejtuar me tone të ashpra kryeministrit Rama gjatë seancës së sotme parlamentare. Blushi, i cili ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama, tha se nuk është vetingu pengesë për integrimin e vendit, por lidhjet e qeverisë me krimin.  

Pjesë nga fjalimi i Blushit

Çfarë lidhjeje ka vetingu me ndërhyrjen e Vangjush Dakos për të nxjerrë nga burgu një njeri që ka vrarë 5 vetë. A ka gjykatës që i reziston presionit të shokut të ngushtë të kryeministrit?

Pse e mban Elvis Roshin në punë? Ç’lidhje ka vetingu me faktin që Roshi firmos për kavajasit dhe ti e ushqen me tendera? Shoku Edi, shoku Elvis dhe shoku Vangjush na qeverisin. Kjo është arsyeja pse nuk ka datë. Nuk e dinë ata që këta njerëz kanë vrarë apo kanë paguar për të dalë nga burgjet.

Ti jo vetëm ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu dhe për i ke futur në Parlament. Ti ke cenuar moralin e shoqërisë. Njerëzit i votojnë sepse ua kërkon ti.

Arrestimi i Klement Balilit nuk qenka urgjencë? Ka 10 mijë faqe të DEA-s amerikane për drogën që u ka shitur disa vendeve.  

Nuk e arrestojnë dot se është i LSI-së. Nëse arrestohet, bie qeveria. Kjo është qeveria jote. Kjo është qeveria që bllokon integrimin e Shqipërisë. Këta njerëz i doni për të blerë vota. Këta sigurojnë vota. Ti e ke feudalizuar krimin në Shqipëri. Në Kavajë shkëlqen Roshi si feudal i vogël i krimit. Në Shqipëri ka feude të krimit të sponsorizuara nga ti. E ke kthyer Shqipërinë në një arkë kanabisi që duket nga Brukseli. Ti je rasti tipik i një njeriu që për të hipur në pemë bën gjithçka. Por ajo pemë është e krimbur dhe për të kapur lartësinë e pemës, ti bashkëpunon me krimbat. Ty nuk do të falet kurrë damka që i vure Shqipërisë për 3 vjet. A i është hequr Kolumbisë damka e kokainës? Jo. Ti do të ikësh shumë shpejt, por kur të mos jesh do t’i lësh vendit damkën e një vendi të mbjellë me kanabis.

E dini pse u hoq investitori libanez nga Shqipëria? Për t’i marrë tokën, sepse paratë e drogës do të investohen diku. Ti ke aftësinë të jesh i paaftë dhe mizor, aq sa të mos e kuptosh çfarë varfërie ka në këtë vend. Nuk mund të bësh këtë duke qëndruar me Vangjushin dhe Roshin.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy