Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ndërmarrë një aksion mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Radhimës, i mbështetur nga forcat e Policisë së Shtetit dhe FNSH-së.
Sipas informacioneve paraprake, operacioni synon prishjen e disa objekteve, përfshirë një restorant dhe disa banesa.
Aktualisht ka nisur shembja e objektit të tipit restorant, ndërsa deri tani nuk është raportuar për kundërshtime nga administratorët e subjektit.
Nga ana tjetër, banorëve që preken nga ky aksion u është lënë një afat prej dy orësh për të liruar ambientet që parashikohen të shemben.



