
Drejtori i Përgjithshëm i MCN TV, Endri Meksi, në një analizë për emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se protesta kundër projektit në Zvërnec ka tejkaluar tashmë kufijtë e një kauze lokale dhe është shndërruar në një manifestim më të gjerë të pakënaqësisë qytetare.
Sipas Meksit, protesta përfaqëson një valë zhgënjimi dhe kundërshtimi ndaj establishmentit politik në tërësi, si ndaj mazhorancës ashtu edhe ndaj opozitës.
Meksi theksoi se çështja është komplekse për t’u analizuar dhe se shumë nga pretendimet e ngritura në debat publik për ndikime të huaja, mbeten të paprovuara.
Është një protestë që ka shkuar përtej Zvërnecit, një valë urrejtje, qoftë kundër pozitës, qoftë opozitës dhe është goxha komplekse për t’u analizuar, por për momentin nuk është provuar.
Mund të aludohet, përtej reagimit të Greqisë, nuk është se ka tjetër.
Pjesa e reagimit të zotit Qori për mediat, mendoj se është e gabuar. Nuk ka patur vetëm 2 ftesa.
Pra protesta në këtë aspekt e ka kaluar Zvërnecin, nuk e di se sa lidhet me marrjen zvarrë të atij personi. Sigurisht që ishte acarues dhe nuk e di nëse është ai element, apo ishte më tepër që ishte mbledhur në shoqërinë shqiptare.
Në këtë aspekt është legjitime. Nuk është politike, siç e sheh zoti Qori, se nuk shoh kërkesa politike, një nismë politike. Për më shumë më duhet qytetare.
Ndoshta do të duhen më shumë ditë për të parë një valë të fortë të shprehjes së qytetarëve kundër establishmentit.
Për momentin është një valë shprehje e fortë e qytetareve të Tiranës, kundër establishmentit në tërësi.



