Basha: Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës, beteja e tij është për interesa personale

Basha: Asnjë trillim dhe mashtrim nuk ia zgjidh hallin Sali Berishës, beteja e tij është për interesa personale

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili e akuzoi nga Foltorja në Tropojë, se lideri i PD po mbledh firma duke ofruar poste drejtuesish dhe zv.ministrash në kabinetin e qeverisë Rama.

 Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Berisha po shpërndan lajme të rreme, sepse e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvendin e 18 dhjetorit.

 “Sali Berisha e di që demokratët po konfirmojnë pjesëmarrjen në Kuvend dhe përhap lajme të rreme, duke dashur t’i poshtërojë ata. Demokratët do të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor sepse duan bashkimin jo përçarjen, duan fitoren, jo izolimin e PD. Asnjë trillim dhe mashtrim nuk i’a zgjidh hallin Sali Berishës, sepse beteja e tij është për interesa personale, jo për demokratët.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy