Ylli i popit Bebe Rexha u godit me një celular në fytyrë teksa po performonte në skenë ditën e shtunë. Ekipi e ndihmoi këngëtaren që të largohej nga skena. Në një video të postuar në internet shihet një burrë që largohet nga turma nga forcat e sigurisë, ndërsa fansat bërtisnin "ky është sulm". Këngëtarja, hitet e së cilës përfshijnë I'm Gooddhe Meant To Be, ende nuk e ka adresuar incidentin.



