
Një tërmet i fuqishëm me madhësi 7.4 ballë u regjistrua në Detin e Molukas, në brigjet e Indonezisë. Lajmin e jep enti gjeofizik amerikan, kurse autoritetet lokale kanë dhënë alarmin për cunamin që mund të pasojë.
Tërmeti u regjistrua në ishullin e Ternate, në një thellësi prej rreth 45 km dhe 140 km larg kryeqytetit.
Enti gjeofizik amerikan paralajmëron se tërmeti mund të shkaktojë valë cunami deri në 300 km nga epiqendra në brigjet e Indonezisë. /Ansa/



