Samiti i Procesit të Berlinit, Shala: Presion ndaj Prishtinës dhe Beogradit. Pres afrim mes Ramës dhe Kurtit (VIDEO)

Samiti i Procesit të Berlinit, Shala: Presion ndaj Prishtinës dhe Beogradit. Pres afrim mes Ramës dhe Kurtit (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, për pritshmëritë e Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet nesër në Tiranë, shpreson që ky takim të hapë një kapitull të ri, në normalizimin e raportit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN TV, Shala tha se do të ushtrohet një presion i drejtë mes Prishtinës dhe Beogradit që çështja e finalizimit të marrëveshjet të zbatohet pa asnjë vonesë dhe se në aspektin ekonomik është një shtytje e madhe për Shqipërinë dhe për vendet e rajonit.

Në fakt do krijohet një mini eurozonë në kuadër të Ballkanit Perëndimor. Çështja ka marrë kahe të ndryshimeve gjeostrategjike se Bashkimi Europian e ka pasur të përcaktuar se nuk do kemi zgjerim deri në 2030 duke përcaktuar dhe fatin e Kosovës.

BE është i detyruar që për një stabilitet në fushën e sigurisë të inkorporojë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor që të jenë pjesë e familjes së madhe europiane.

BE është në një situatë nëse do lihet Ballkani Perëndimor 7-8 vite jashtë, do jetë një pasiguri e plotë dhe për Shqipërinë. Shpresoj që çështja e takimit mes liderëve të palëve të jetë pa incident dhe Kosova dhe Serbia do ulen në tryezë të përbashkët.

Si do të shpërfaqet bashkëpunimi i mëtejshëm pritet të shihet. BE nuk duhet ti lejojë palët të ikin nga deklarimet dhe marrëveshjet e mëparshme.

Nga 16 tetori e tutje mund të presim më shumë vizita në Kosovë dhe Beograd.

Lidhur me marrëdhëniet mes Kryeministrit Edi Rama me Albin Kurti, shprehet se shpreson që samiti shpresoj që çështja e akullit mes Kryeministrit të Shqipërisë dhe Kosovës, të ndryshojë.

Kjo çështje nuk duhet të reflektojë në të ardhmen e integrimit të Ballkanit Perëndimor, tashmë Kryeministrit Rama është zotuar që do të mbështesë Kosovën, si me propozimin për asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti ka ende egon e tij të çmendur, kjo është më shumë te egot personale dhe nuk ka reflektim.

Nesër do pritet nga Kryeministri shqiptar, Kryeministri i Kosovës dhe nga nesër do ketë një përafrim.

Pranë tyre do jenë përfaqësuesit e Gjermanisë dhe Francës dhe Tirana zyrtare, nuk do ketë reflektim për cenimin e interesave të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy